Saga e hasmërisë vijon me një ngjarje të 2 korrikut të vitit 1997.
Naim Zyberi së bashku me Franc Konomin shkojnë në shtëpinë e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Ai njihej si një prej të fortëve të kohës.
‘Emblema e lagjes njeriu më i fortë ka qenë ushtar në kufi, kapi një diversantë pastaj e sollën me leje në Tiranë mori dekoratë për trimëri, bënte paralele çdo ditë me peshëngritësin Dhima ishin bashkë’ u shpreh profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço.
Thuhet se atë ditë Rama ndodhej në banesë por nuk doli vetë për të hapur derën por dërgoi një prej njerëzve që ndodhej me të. Personi që doli ishte Artur Grori, biznesmen i njohur që kishte në pronësi një Restorant mjaft të frekuentuar në krah të Presidencës.
Zyberi, i kërkoi Grorit të takohej me Fatmir Ramën, por ai i tha se nuk ndodhej në banesë. Naimi Zyberi largohet drejt makinës së tij por ndërron mendje dhe kthehet sërish ku në derë rishfaqet Artur Grori.
Me tone të larta Zyberi i kërkon që të thërras menjëherë Mirin e Xhikes por Grori i përsërit se nuk ndodhej aty. Naim Zyberi nxjerr armën dhe e qëllon në zemër duke e lënë të vdekur te pragu i shtëpisë.
Top Channel