Ambasada amerikane pret gjyqtarët e posaçëm: Rol kyç shërbimi me integritet në luftën kundër korrupsionit

14/02/2024 09:32

Ambasada ameriikane në Tiranë ka pritur këtë të mërkurë gjyqtarët e posaçëm të Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre, theksoi ambasada, ndërsa shtoi se ka rol kyç shërbimi shërbimi me integritet i gjyqtarëve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Ekipi ynë i ambasadës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent”, thekson ambasada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA