Alibeaj i prerë në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Nuk ka asnjë shans që PD të pranojë “primin”

14/02/2024 13:41
Foto Ilustruese

Partia Demokratike nuk do ta pranojë në mënyrë kategorike “Primin”.

Këtë garanci e ka bërë të qartë sot bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj. Gjatë diskutimit në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Alibeaj tha se “nuk ka shans të pranohet primi, siç është në sistemet e tjera. sot është e udhës që shqiptarët të qeverisen nga ato forca politike për aq sa mandate dhe mbështetje i japin”.

“Në kushtetutën shqiptare ka vetëm një parim, barazia e votës. Barazia e votës e kuptuar jo thjesht që vota e cdo qytetari të peshojë njësoj, por edhe sa i përket konvertimit të votës së qytetarëve në mandate. Lidhur me primin, sot që po flasim sistemi që kemi në vetvete në mënyrë okulte e përmban një prim që ka deformuar edhe rezultatin e zgjedhjeve” – tha Alibeaj.

Alibeaj tha se sistemi aktual përmban një prim okult. Ai solli si shembull zgjedhjet e fundit ku partia që fitoi zgjedhjet e 2021 ka marrë në mënyrë parazitare 6 mandate deputetësh.

“Sot partia që ka rezultuar fituese në 2021 ka marrë vetëm 48% të votës së qytetarëve. Do të duhet të kishte 48% të mandateve në Kuvend të 140, pra diku te 68 mandate. Ka 74, pra ka marrë 6 deputetë në mënyrë parazitare. Ky është primi okult, prandaj ne jemi kundër” – u shpreh Alibeaj.

Deputeti demokrat gjithashtu është shprehur se më mirë sistemi të jetë me koalicione, pasi sipas tij koalicionet kanë një mundësi të mirë që ti bien ndesh autokracisë së njëshit të partisë që merr gjithçka.

Nuk ka shans të pranohet primi, siç është në sistemet e tjera. sot është e udhës që shqiptarët të qeverisen nga ato forca politike për aq sa mandate dhe mbështetje i japin. Nëse doni të dini për mua, është mirë sistemi me koalicione sepse koalicionet kanë një mundësi të mirë që t’i bien ndesh autokracisë së njëshit të partisë që merr gjithçka” – tha më tej Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA