Reforma Zgjedhore/ “Diaspora” letër Gjiknurit dhe Alibeajt: Të zhgënjyer nga mungesa e ftesës për pjesëmarrje në mbledhje

13/02/2024 13:56

Grupi i punës për Votën e Diasporës, Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka dërguar një letër Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe bashkëkryetarëve Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeajt.

Letra e plotë

Me këtë letër dëshirojmë të shprehim shqetësimin dhe zhgënjimin tonë të thellë në lidhje me mungesën e ftesave për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të organizatave të Diasporës në procesin konsultativ për mundësimin e Votës së Diasporës në mbledhjen e datës 9 Shkurt 2024 të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Siç e dini, grupi ynë ka qenë pjesë e tryezës së punës me Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve (KQZ) që nga viti 2020 dhe kemi kontribuar në diskutimet dhe rekomandimet për mundësimin e procesit zgjedhor në Diasporë. Kjo pjesëmarrje ka qenë e rëndësishme për ne, organizatat tona dhe gjithë bashkëkombësit tanë kudo ku jetojnë, duke punuar me devotshmëri për “Votimin e shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë” dhe si zëri vokal i Diasporës në zgjedhjet shqiptare. Në hapësirën
Pan-Shqiptare, nuk ka grupim a-partiak me më tepër eksperiencë dhe përkushtim në procesin delikat të Votës së Diasporës. Si organizata me rrjet të gjerë në diasporë dhe ekspertizë në angazhimin e saj në shtetin amë, që nga viti 2020 kemi dhënë rekomandimet tona për KQZ për plotësimin e kuadrit ligjor për votimin e diasporës. Këshilli Koordinues i Diasporës, një nga organet shtetërore përgjegjëse për
marrëdhëniet më Diasporën e ka pasur dhe e ka në vëmendje të veçantë përfaqësimin e diasporës, nëpërmjet Votës së Diasporës, mesazh që ju a ka transmetuar përmes letrave që ju ka drejtuar ne 2023 si dhe në takimet me ju dhe drejtues të grupeve parlamentare si dhe Kryetares së Kuvendit. Letra e fundit ju është drejtuar më 18 dhjetor 2023. Në 09 dhjetor 2022, Gjykata Kushtetuese kundrejt padisë në cënimin e të drejtës së Votës së Emigrantëve, ngritur nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, është shprehur se për realizimin e Votës së Diasporës ekziston një boshllëk ligjor dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të plotësonte këtë boshllëk deri në 12 janar 2024. Tashmë ky afat ka përfunduar dhe Kuvendi nuk ka përfillur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për t’i paraprirë procesit, më tej, organizata “Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” duke marrë për bazë modelin Gjerman dhe duke e përafruar me modelin e aplikuar në 2 Kosovë, të cilin organizata Germin e ka monitoruar me vëmendje në tri cikle zgjedhore, ka paraqitur një daft-projektligj i cili është përcjellë institucionalisht në adresë të: Presidentit te Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj, Kryeministrit z. Edi Rama, Komisionit Qëndror të zgjedhjeve dhe 140 deputeteve te Kuvendit te
Shqipërisë. Më datë 11.12.2023, ky draft u propozua për shqyrtim ne Parlamentin e Shqipërisë nga deputetët: z. Fatmir Mediu, z. Gazment Bardhi, z. Agron Duka, z. Agron Gjekmarkaj, znj. Jorida Tabaku, Znj. Emilia Koliqi dhe znj. Dhurata Çupi. Shqyrtimi i projektligjit edhe pse është detyrim ligjor nuk është bërë akoma. Për këto arsye, jemi shprehur shumë të habitur dhe të zhgënjyer kur nuk kemi marrë
asnjë ftesë për të marrë pjesë si palë drejtpërdrejtë në mbledhjen e datës 9 Shkurt 2024. Kjo mungesë e ftesave na ka bërë të dyshojmë për transparencën dhe pavarësinë e procesit të reformës zgjedhore. Na lejoni t’ju rikujtojmë që zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast mundësimi i ushtrimit të së drejtës kushtetuese për votim për diasporën është kriter i patejkalueshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Me këtë shkresë, ne kërkojmë mundësinë e një takimi gjithëpërfshirës të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore me përfaqësinë e organizatave tona. Ne besojmë se përfshirja jonë direkt do të jetë vendimtare për të siguruar një proces
zgjedhor të ndershëm, transparent dhe të besueshëm për Diasporën shqiptare. Ne gjykojmë se proçesi i realizimit të Votës së Diasporës është i ndërlikuar, shumëdimensional dhe nënkupton përfshirjen aktive jo vetëm të Diasporës por dhe ekspertëve nga fushat e ndryshme, si dhe shumë aktorëve të tjerë institucionalë. Ju bëjmë thirrje të merrni këtë kërkesë në konsideratë me precedencë dhe të na
jepni mundësinë për të përfaqësuar interesat e Diasporës në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Ju faleminderit për kohën dhe mirëkuptimin tuaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA