Protesta e 20 shkurtit, Gazment Bardhi publikon sloganin! Rithemelimi: 20 arsyet pse duhet protestuar

13/02/2024 11:30

Opozita do të mbajë protestë më 20 shkurt, ora 17:30.

Nën sloganin “O sot, o kurrë”, të publikuar nga deputeti Gazment Bardhi, Rithemelimi u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen për të protestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“I dashur qytetar, më 20 shkurt dili për zot vetes, familjes dhe Shqipërisë”- është ky apeli i Rithemelimit për protestë, ndërsa japin 20 arsye pse duhet protestuar.

Le të bashkohemi kundër:

  1. VJEDHJES SË SHEKULLIT me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë paguar 130 milion euro dhe djegësi nuk ekziston. Këto para janë vjedhur dhe vjedhja vazhdon akoma sot!
  2. VJEDHJES SË DYTË TË SHEKULLIT me Sterilizimin: Janë vjedhur 79 milionë euro. Kostot u rritën 80 herë. Janë mijëra jetë të humbura sepse nuk u operuan prej kostos së lartë të operacioneve.
  3. VJEDHJA E PORTIT TË DURRËSIT: Toka publike prej 4 miliardë euro e portit të Durrësit merret falas nga Edi Rama dhe arabi i tij për të ndërtuar Dubain, parajsën e tyre.
  4. I VJEDHJES ME PUNËT PUBLIKE: Kostot e rrugëve dhe shkollave, 10 herë më të larta se në Bashkimin Europian.
  5. I VJEDHJES ME PPP-të: Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar 633 milionë euro abuzime.
  6. VJEDHJET PËR LUKS: Edi Rama në 18 muaj ka bërë 140 udhëtime me avionin e tij dhe ka shpenzuar 21 Milionë Euro nga taksat e qytetarëve. Do llahtariset çdo njeri kur të mesojë se çfarë transportohej në keto udhëtime me avionin e tij.
  7. SKANDALIT TË SHEKULLIT RAMA-MCGONIGAL: Edi Rama ka korruptuar një ndër funksionarët më të lartë të partnerit tonë kryesor strategjik, SHBA. McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare!
  8. DREJTËSIA E KORRUPTUAR: Emri i Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk përmenden asnjë herë në dosjen e inceneratorëve!
  9. KRYEMINISTRI I KORRUPTUAR: Për të parën herë, zv.kryeministri denoncon publikisht kryeministrin se e ka kërcënuar me jetë!
  10. PËRGJIMET SKY ECC: Rama dhe ministrat e tij janë kapur në përgjimet e telefonave të enkriptuar, në mijëra ore biseda me bosë të krimit në Shqipëri dhe në botë.
  11. SHKATERRIMI I DREJTËSISË: Arrestohet lideri i opozitës së Shqipërisë dhe i mohohet fjala e lirë. Pa asnjë provë, pa asnjë akuzë. Vetëm duke qenë në hetim!
  12. SHKATËRRIMI I PARLAMENTIT: Deputetëve opozitarë u janë ndaluar të drejtat kushtetuese. Komisionet hetimore, propozimi i ligjeve, zgjedhja e kryetarit, ndër të tjera.
  13. SHKATËRRIMI I PLURALIZMIT: Kryetarit të opozitës i ndalohet emri në fletën e votimit. Vula e partisë më të madhe opozitare mbahet peng nga gjykatat. Raporti i OSBE ODIHR përmbys zgjedhjet e Majit 2023.
  14. SHKATËRRIMI I ARSIMIT: PISA raportoi se në arsim, Shqipëria ka rënien më të madhe në botë.
  15. PAGAT MË TË ULËTA NË RAJON: Për 10 vite pagat e shqiptarëve ishin ngrirë.
  16. ÇMIMET MË TË LARTA NË EUROPË: Sipas Eurostat, shqiptarët kanë çmimet më të larta në Europë!
  17. STUDENTËT E HARRUAR: Studentët paguajnë qiratë më të larta në Europë. Çmimin më të lartë për arsim. Dhe kanë kushtet më të këqija të jetesës.
  18. FERMERËT E HARRUAR: Fermerët shqiptarë po falimentojnë. 31 milionë euro për subvencione do të thotë falimentim i fermerëve dhe dëbimi i tyre nga Shqipëria!
  19. PENSIONISTËT E HARRUAR: Pensionet nuk dalin as për të paguar barnat! Qeveria ka bllokuar ligjin e propozuar nga opozita për minimunim jetik, e cila zgjidh këtë problem.
  20. SHQIPËRIA PO SHPOPULLOHET: Rezultatet e censusit mbahen të fshehura sepse e vërteta është katastrofike; rreth 1.4 milionë shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri. Nuk është Korea e Veriut. Nuk është Rusia. Nuk është Bjellorusia. Është Shqipëria e Edi Ramës.

Për organizimin e protestës Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nisin takimet në bazë ditën e nesërme nga Malësia e Madhe.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA