Policia në Indi përleshet me fermerët që duan të marshojnë drejt Delhi (video-foto)

13/02/2024 17:04

Policia në veri të Indisë ka përdorur gaz lotsjellës për të ndaluar mijëra fermerë protestues të marshojnë drejt kryeqytetit Delhi për të kërkuar mbrojtje ndaj prodhimeve të tyre.

Kryeqyteti ndërkohë është i rrethuar nga gardhe telash me gjemba e blloqe betoni në pritje të protestës së qindra mijëra fermerëve .

Qeveria i trembet një përsëritjeje të protestave të fermerëve në 2020 – ku dhjetra njerëz u vranë në protestën thuajse një-vjeçare, qe u mbyll pas anullimit te ligjeve te kontestuara.

Tanimë pas dy vjetësh fermerët po protestojnë sërisht për të kërkuar çmime minimale të produkteve të tyre, teksa qeveria e Narendra Modi kërkon një mandat të tretë në zgjedhjet e pranverës.

Pamjet e sotme tregonin tym të dendur lotsjellës të lëshuar nga policia në Ambala, rreth 200km në veri të kryeqytetit.

Policia veproi me forcë dhe dje në Shambhu në shtetin e Punjab ku dronët që fluturonin mbi turmë lëshonin gaz lotsjellës ndaj njerëzve poshtë.

“Nuk kanë pushuar bombolat e gazit lotsjellës gjithë ditën”, tha për BBC një gazetar nga Punjabi, i cili shtonte se disa plagosje u shkaktuan nga plumbat plastikë të policisë.

Disa demonstrues reaguan duke qëlluar policinë me gurë, ndërsa fermerët mbroheshin me thasë e pëlhura nga gazi lotsjellës.

Fermerët, shumica e të cilëve nga krahina Punxhab, thotë se duan të kalojnë paqësisht nga Haryana drejt Delhi, por nuk janë lejuar ta bëjnë. Përleshje mes policisë e protestuesve kishte dhe në kufirin Shambhu mes dy krahinave, dhe situata mbetej e tensionuar, shkruan rrjeti BBC.

FOTO GALERI
1/3
Pamjet e sotme tregonin tym të dendur lotsjellës të lëshuar nga policia në Ambala, rreth 200km në veri të kryeqytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA