Një burrë në Pennsylvani i ndaluar si i dyshuar për vrasje është hedhur nga dritarja drejt vdekjes pak pas arrestimit nga policia.
42 vjeçari Bernard Geisel, kishte dyshohej se hyrë në një ndërtesë private në qytezën e Connellsville më 29 dhjetor.
Rezidentët njoftuan policinë për të huajin dhe oficerët erdhën për ta gjetur atë në katin e katërt ku e arrestuan.
Në pamje të rënda të publikuara prej atëherë, burri shihet duke ecur ne shkalle i prangosur, i pashoqëruar nga policë.
Por teksa i afrohet një dritareje, Geisel shihet që kërcen jashtë saj me kokë përpara, dhe tragjikisht bie në trotuar pranë makinës së policisë.
Policia tha më vonë se ai kishte vdekur në spital nga plagët.
Rreshteri vendas Kalee Barnhart tha për rrjetin CBS: “Oficerët kërkuan në ndërtesë dhe e gjetën të dyshuarin në katin e katërt. Ai u identifikua si Bernard Geisel.
Fqinja Bonnie Ray e përshkruante më pas videon si “shumë trazuese”.
“Nuk e di çfarë i shkonte në mendje, përse ta lëshonte veten ashtu nga dritarja. Është shumë e trishtë, për prindërit, apo nëse kishte fëmijë, vëllezër, motra”.
Geisel ishte dënuar më herët për vrasje gjatë një përleshjeje me një burrë që besohet se shoqërohej me ish-të dashurën e tij, shkruan rrjeti Daily Mail.
Policia tha se është ende duke hetuar rrethanat e ngjarjes.
Top Channel