“Ejani në vendin tonë, do të keni mendime më të mira”/ Rama në Samitit Botëror të Qeverisjes: Teknologjia nuk do të bëjë kurrë natyrën e Shqipërisë

13/02/2024 14:53

Gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse, kryeministri Edi Rama tha se për pesë vitet e ardhshme e mendon Shqipërinë një vend anëtar i BE-së.

Ndër të tjera ai shtoi se  teknologjia nuk do të mundet të zëvendësoje natyrën e Shqipërisë dhe të mirat që ky vend ofron.

Ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, me të cilin Rama zhvilloi bashkëbisedimin, u shpreh se kryeministri është një nga liderët në botë që ai admiron.

Rama: Në skenarin ideal për pesë vite do të doja që Shqipëria të ishte një vend që sillet dhe punon si vend anëtar i BE-së. Pastaj në do të jetë zyrtarisht pjesë e BE-së nuk është vendimi ynë. Dua të them që ka të bëjë me teknologjinë por edhe jo me të. Po flisnim edhe përpara rreth faktit ku do të shkojë kjo teknologji e çfarë do të ndodhë, por për një gjë që nuk e di nëse jam i sigurt që teknologjia nuk do ta bëjë dot kurrë, janë dielli, lumenjtë, luginat, plazhet e mrekullueshme, malet, liqenet fantastike dhe qytetarët mjaft mikpritës të Shqipërisë. Dua tu them të gjithëve që ejani në Shqipëri dhe në atë mjedis do të keni mendime më të mira se si teknologjia mund të përplotësojë bekimin nga Zoti të një vendi që është mallkuar shumë nga historia.

Tony Blair: Je një nga udhëheqësit që admiroj më së shumti në botë. Faleminderit që jeni këtu me ne për atë që keni arritur dhe atë që do të arrini në të ardhmen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA