Serbët e veriut po protestojnë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

“Ky është okupim” “Gjithë jetën kam marrë pension, nuk ia japim Kurtit”, shkruhet në disa prej pankartave.

Në fillim të protestës, organizatorët thanë se përmes saj po ngrihet “zëri kundër padrejtësisë dhe përndjekjes së Prishtinës për të hequr dinarin e fituar me mund”.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, përkundër kundërshtimit nga serbët lokalë dhe faktori ndërkombëtar.

Protesta, që u përkrah nga sindikata e punëtorëve serbë që punojnë në sistemin paralel të Serbisë në Kosovë, u mbajt pranë urës kryesore mbi lumin Ibër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA