‘Polici i rremë’ vjedh $9,000 në Bitcoin me gënjeshtrën e identitetit në SHBA (fotot)

12/02/2024 21:42

Një qytetar nga Maine në SHBA ka marrë mësimin e mirë për të mos pranuar telefonata nga të panjohur, teksa gënjeshtra i kushtoi 9,000 dollarë, njoftonte policia vendase.

Në telefonatën që mori më 7 shkurt, viktima e mashtrimit kishte parë ne aparatin e tij se ajo vinte nga “zyra e policisë” vendase, dhe u përgjigj.

Personi në anën tjetër të linjës i tha se ishte kapiten i policisë së qytezës dhe e njoftonte se dikush kishte falsifikuar firmën dhe përdorur identitetin e tij për të dalë nga paraburgimi. Sipas tij problemi mund të zgjidhej nëse depozitoheshin $9,000 në pikën vendase të monedhës dixhitale Bitcoin.

Por për fat të keq “kapiteni” nuk ishte një polic por një mashtrues që kërkonte ca para të shpejta, tha më pas policia.

Ata shtonin se raste të ngjashme kishin ndodhur shpesh, edhe pse jo të gjitha me sukses për mashtruesit. Sipas policisë nuk kishte shumë shpresa për të rikuperuar $9,000 e depozituara nga i mashtruari pasi identiteti i tij dixhital ishte kompromentuar.

“Mashtruesit shpesh përdorin marrje të identiteti ‘fqinjë’ nga ente zyrtare lokale që personi mund të njohë si legjitime, prandaj nuk duhet të keni besim te telefonuesit, sidomos kur është çështja për para”, tha policia.

Ata shtonin: “Nëse keni idenë më të vogël se personi nuk është në të vërtetë ai që thotë se është megjithë identitetin e shfaqur në aparatin tuaj celular, mbylleni telefonatën dhe njoftoni autoritetet që të kontrollojnë”.

Ata shtonin se nëse merr një telefonatë që pretendon se vjen nga agjenci shtetërore ose kompani, mos jepni informacione private si llogari personale, numra identiteti, pasi asnjë nga këto agjenci nuk duhet t’ju kërkojë para.

“Aq më shumë që ne nuk përdorim Bitcoin”, shtonin autoritetet në deklaratë.

FOTO GALERI
1/3
Sipas policisë nuk kishte shumë shpresa për të rikuperuar $9,000 e depozituara nga i mashtruari

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA