Muajt e dimrit kanë sjellë edhe problematika përsa i përket zjarreve në banesa.
7-10 raste evidentohen çdo muaj në Bashkinë e Elbasanit gjatë dimrit ndërsa shkak kryesor mbeten bombolat e gazit të papërshtatshme për ambientet e brendshme.
Në më pak raste zjarret në banesa kanë pasur si shkak shkëndijat elektrike dhe kjo si pasojë e mbingarkesës së rritit për ngrohje.
Fatmirësisht në Elbasan nuk ka pasur të lënduar nga zjarret, por dëmet janë të mëdha dhe emergjencat mund të ndodhin, ndaj specialistët këshillojnë për kujdes të shtuar.
Reparti zjarrfikës i Elbasanit vazhdon të pozicionojë disa mjete dhe efektivë në pjesë të ndryshme të qytetit në mënyrë që ndërhyrja të jetë e menjëhershme. Megjithatë, çdo vit zjarret në banesa shkaktojnë dëme të mëdha materiale e për pasojë edhe sociale.
Top Channel