Rama pas Asamblesë Kombëtare të PS: Në mbledhje ndodhën ballafaqime me fakte, kishte qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga unë

11/02/2024 16:22

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS.

Ndërsa e konsideroi një mbledhje pozitive, ai theksoi se pati qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga ai vetë.

Rama: Nuk e di çfarë ka rrjedhur, ne dëgjonim shiun që binte me furi por nuk rrodhi gjë brenda. Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta me shumë anëtarë, mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte, opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar që kemi nisur, shqetësime që vijnë, zgjedhës që e kanë votuar ose jo PS, nëse mund të flasim për kritika do të thosha që ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga unë, mos i besoni shumë mënyrës së si rrjedhin gjërat që duhen verifikuar në burim, jam këtu bashkë me sekretarin e përgjithshëm, jemi shumë të kënaqur sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh, kemi miratuar planin e veprimit 15 shkurt-15 mars, kur fillojnë zgjedhet në organizatën tonë. Për të parë ecurinë e procesit që zhvillohet gjatë këtij muaji, do të hyjmë në process, 15 prill përfundojnë zgjedhjet 1 anëtar një votë në kongres në muajin qershor, jemi sipas parashikimeve në funksion të objektivit që zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren gjatë këtij procesi.

Kujtojmë se sot kryesocialisti Rama mblodhi Asamblenë Kombëtare të partisë duke kaluar në skaner situatën dhe performancën e të gjitha organizatave në bazë.

Nga asambleja me dyer të mbyllura Edi Rama citohet të ketë delaruar se “Askush prej anëtarëve të asamblesë nuk duhet të thotë se PS do të vijojë të fuqizohet përmes punësimeve”.

Asambleja e ardhshme socialiste do të mbahet më 16 Mars në Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA