E mitura në Fier tentoi të helmohej duke konsumuar fotoksinë, dërgohet në spital 15-vjeçarja
11/02/2024 14:01
Një 15-vjeçare është dërguar mbrëmjen e djeshme për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin Rajonal të Fierit, pasi dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë.
E mitura fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rastet e pirjes së lëndës helmuese fotoksisë po bëhen të shpeshta në vendin tonë, ndërsa nuk dihet nëse 15-vjeçarja po tentonte t’i jepte fund jetës.
Top Channel