“Autorët e krimit, 8 persona të veshur me uniformë”/ Berisha publikon videon: Shefi i Policisë në Kurbin, i ndihmoi duke hequr kamerat e sigurisë

11/02/2024 12:39

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga atentati i djeshëm në Kurbin, me shënjestër pronarin e një kompanie inertesh Ardjan Gjeloshin.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ku i referohet qytetarit digjital, Berisha akuzon drejtpërdrejt shefin e Policisë në Kurbin, Shkëlzen Metushi, se ka ndihmuar atentatorët duke iu lehtësuar kryerjen e krimit përmes heqjes së kamerave të sigurisë në biznesin e Gjeloshit.

Sipas qytetarit digjital, të cilit Berisha i referohet, autorët e krimit që i mori jetën ekonomistit 70-vjeçar ishin 8 persona të veshur me uniformë.

“Policia bashkëpunëtore në vrasjen e djeshme në Kurbin. Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes.

Lexoni dëshmitë tronditëse dhe shikoni videon e tyre.

-Pershendetje dr po ju njoftoj per detaje të reja qe kanë dal lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve tona nga Kurbini bëhet me dije se autorët kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia. Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie. Autorët kanë qenë me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm atentatorët dyshohet se kanë pasur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi. Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.

Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve. Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin coi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja.

Kjo video tregon sesi shefi i policise kurbin Shkelzen Metushi thyen kamerat nga banesa e biznesmenit Ardjan Gjeloshi qe u plagos diten e djeshme ne Lac. Shefi Shkelzen Metushi eshte ushtar i Ben Qimes se Fierit. Dhe per llogari te bandave ben terror ne Lac. Edhe ne zgjedhjet e 14 Majit ky Shkelzen Metushi ka kercenuar demokratet.

– Miredita Dr po ju shkruaj ne lidhje me vrasjen e shtetasit Selman Mehana dhe plagosjen e shtetasit Ardian Gjelishit pronar i nje pike inertesh me date 10 – 02 – 2024 ne fshati Gurez te Bashkis Kurbin, informacionet jane se autoret kane qene te veshur me uniforma policie dhe jane prezantuar tek sherbimet e rojes te biznesit si punonjes policie, ka informacione se dy dite para bizesmenit Ardian Gjelloshi i ka shkuar nje leter nga Policia e Kurbinit qe eshte objekt i verifikimit pasurore, si dhe banoret e zones akuzojne shefin e Komesarjatit te Kurbinit se dy dite para ngjarjes jane hequr kamra te sigurise te vendosura ne fshatin Fushe Kuqe dhe Gurres. Keto jane arsyet qe akuzojne Policin e Kurbint”- shkruan Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA