Aksidenti i dyfishtë në Memaliaj! Zbardhet identiteti i viktimës, bashkëshorti i saj në gjendje të rëndë

11/02/2024 13:12

Zbardhen detaje nga aksidenti me pasojë vdekjen në Memaliaj.

Gazetarja e Top Channel, Kristina Fidhi raporton se pasagjerja që humbi jetën nga përplasja “kokë më kokë” e dy mjeteve ishte Dhoksi Mango, 40 vjeçe.

Ndërkaq, i plagosur rëndë ka mbetur bashkëshorti i saj Ledian Ibrahimi, nga Përmeti. Ibrahimi është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e njërit prej mjeteve në rrugë. Lagështia në rrugë dhe shiu i rrëmbyer ka vështirësuar mavorimin për mjetin “Ford” ku gjendej gruaja që ka humbur jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA