Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Belsh-Kuçovë, ku makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve, makina është përfshirë nga flakët. Në mjet udhëtonin një familje. Çifti me dy fëmijë.
Njëri prej fëmijëve është dërguar dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit.
“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.
Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti”, sipas policisë.
Top Channel