Vijon Asambleja e PS! Drejtuesit e qarqeve raportojnë problematikat, zbulohet kërkesa e Ramës: Askush prej jush mos të më thotë…

11/02/2024 13:52

Asambleja Kombëtare Socialiste vijon ende mbledhjen me dyer të mbyllura.

Në një asamble të fokusuar në gjendjen të cilën ndodhet baza socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë.

“Askush prej jush mos të më thotë se Partia Socialiste do të vijojë të fuqizohet përmes punësimeve”, zbulohet të ketë thënë kryeministri, sipas gazetarit Muhamed Veliu.

Edi Rama në ndërhyrjet e tija të herëpashershme, pas çdo raportimi, ka shprehur shqetësimin e mos përfshirjes sa duhet në rrjetet sociale, nga anëtarët e Asamblesë, përfshi drejtuesit politik në qarqe.

Deri tani kanë raportuar qarqet Tiranë, Berat, Shkodër dhe Lezhë, ku janë evidentuar problematika të ndryshme dhe janë lënë detyra për t’u korrigjuar. Në këto momente është duke u raportuar performanca e qarkut Fier.

Në një prononcim më herët për mediet pas zbritjes nga autokolona, Rama theksoi se në këtë Asamble nuk do të ketë ndryshime, por se do të bëhet një analizë të situatës ku ndodhet partia.

Rreth 400 anëtarët e Asamblesë, përfshi kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetët janë pjesë e takimit të sotëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS. Në një njoftim gjatë ditës së djeshme, anëtarëve iu komunikua se pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA