Thellimi i hetimeve të policisë së Durrësit hodhi dritë mbi një krim të tmerrshëm të ndodhur dy ditë më parë në Vilë Bashtovë, ku një e moshuar 75 vjeçare ishte vrarë nga i biri 35 vjeç.
Policia u njoftua për ngjarjen me shumë orë vonesë nga një person që i çonte ushqime të moshuarës dhe djalit të saj, i cili vuante nga sëmundje mendore.
Fillimisht u dyshua se kishim të bënim me një vdekje natyrale por ekspertiza zbuloi të vërtetën tronditëse ku gruas i ishin thyer brinjët nga dhuna e të birit të sëmurë dhe I ishin dëmtuar organet që i sollën vdekjen. Në këto kushte policia bëri arrestimin e Ndriçim Sokolit dhe gjykata do të vendosë për fatin e tij.
Nënë e bir jetonin vetëm dhe shpesh herë e moshuara kishte kërkuar ndihmë duke e shtruar 35 vjeçarin në spital por kjo nuk e parandaloi ngjarjen.
Top Channel