Sekuestrohen pasuri me vlerë 450 000 euro në Elbasan, i përkasin dy personave të dënuar në Itali për prostitucion

10/02/2024 10:24
Foto ilustruese

Në qytetin e Elbasanit janë sekuestruar pasuri me vlerë 450 mijë euro që dyshohet se i përkasin dy personave të cilët janë dënuar në Itali për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni

Pronat e sekuestruara janë :

-1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

-1 lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA