Politikania 29-vjeçare ekzekutohet me plumba në kokë në mes të rrugës, po i bënte video…

09/02/2024 13:54

Një politikane 29-vjeçare ekuadoriane u ekzekutua në mes të ditës përpara një turme njerëzish vetëm pak çaste pasi ajo përfundoi një mbledhje.

Diana Carnero, 29 vjeç, ishte duke kryesuar mbledhjen e këshillit në qytetin Naranjal në Guayas të mërkurën pasdite dhe po regjistronte një video në lidhje me kushtet e këqija të rrugës, kur ajo u sulmua. Dy të dyshuar meshkuj iu afruan asaj me një motoçikletë dhe e qëlluan në kokë para se të iknin , tha policia. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit tha se do të drejtonte hetimin, por deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.

Ekuadori është nën kontrollin e një vale krimi të lidhur me bandat e trafikut të drogës. Dy javë më parë presidenti Daniel Noboa shpalli një emergjencë dhe një luftë virtuale ndaj bandave duke autorizuar ushtrinë të vepronte kundër tyre. Shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpi dhe shkollat dhe dyqanet janë mbyllur ndërsa ushtarët patrullojnë rrugët e qyteteve më të mëdha të Ekuadorit.

Carnero kandidoi nën Lëvizjen e Revolucionit Qytetar, partia politike demokratike socialiste që u formua nga mbështetësit e ish-presidentit Rafael Correa dhe u zgjodh në këshillin e qytetit Naranjal në shkurt 2023.

Vrasja e Carnero erdhi vetëm një ditë pasi guvernatori i Guayas Alberto Molina u takua me forcat e rendit në Naranjal për të adresuar valën e fundit të dhunës.

Këshilltari Charbel Rouhana, 50 vjeç, u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në qytetin bregdetar të Yaguachi më 24 tetor 2023. Bolivar Vera, 42 vjeç, një këshilltar në Durán, u gjet i vdekur më 8 shtator, një ditë pasi u rrëmbye. Në gusht, kandidati presidencial Fernando Villavicencio, 59 vjeç, u vra pasi u largua nga një ngjarje e fushatës në Quito. Në korrik, kryetari i bashkisë së Mantës, Agustín Intriago, 38 vjeç, u qëllua për vdekje teksa inspektonte punimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA