Policia greke ka arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një grek, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal që kryente sulme me armë ndaj individëve të ndryshëm dhe bizneseve në Athinë.

Të arrestuarit janë Bledi Alushi, 19-vjeç nga fshati Rom i Fierit dhe Nektarios Karakalios, 24 vjeç nga Athina, i cili dyshohet se ka lidhje me grupin kriminal “LIONS” të përbërë nga shtetas shqiptarë, përgjegjës për vrasje dhe ngjarje të rënda në Greqi. Bashkë me ta, ka rënë në pranga për “armëmbajtje pa leje” edhe Ibro Çiço, 65 vjeç nga Fieri, por që nuk ka dyshime se është i përfshirë në grupin kriminal. Policia ndërkohë ende nuk ka identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të dyshes shqiptaro-greke, të cilët rezultojnë të përfshirë në disa ngjarje të rënda. Pjesëmarrja e tyre është evidentuar nga dëshmitë dhe pamjet filmike dhe po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre dhe më pas arrestimin.

Policia greke kishe siguruar informacion për 4 banesa në Athinë, të cilat përdoreshin si baza për mbajtjen e një arsenali armësh. Pasi ka ndaluar Alushin dhe Karakalion ne lidhje me to, ka ushtruar kontroll në banesa dhe në një automjet tip “Jeep Renegade”, duke gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta, 1 silenciator, 1 krehër pistolete, 68 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3460 euro dhe 1 celular. Në një prej banesave, policia ka gjetur dhe ka arrestuar 65-vjeçarin Ibro Cico.

Hetimet e policisë ndërkohë kanë zbuluar disa ngjarje kriminale të kryera nga dyshja shqiptaro-greke dhe nga persona të tjerë ende të paidentifikuar. Konkretisht ngjarjet e zbardhura sipas episodeve janë:

Më datë 21.01.2024, në zonën e Kolonos, në bordin e një automjeti ndodheshin Spartak Lato, Dimitrios Lato, Maria Lato, Kristina Tsakiri dhe një fëmije 1 vjeç. Në rrugën “Lenorman”, një grup prej 7 personash ndaluan mjetin në fjalë dhe sulmuan drejtuesin e mjetit Spartak Lako, me grushte dhe shkelma në mes të rrugës, ndërsa të paktën njëri prej tyre, i cili mbante një armë, e ka goditur me qytë në fytyrë. Gjatë sulmit, njëri prej autorëve, fillimisht i ka kanosur me pistoletë personat në mjet dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre, me qëllim vrasjeje, por pa i kapur dot. Nga deklarimet e dëshmitarëve dhe nga analiza e pamjeve filmike, rezulton se autorët e sulmit të armatosur janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios dhe të paktën 5 persona ende të paidentifikuar.

Rreth orës 16:00 të datës 05.02.2024, në spitalin “Evangjelismos” është paraqitur shtetasja me një plagë depërtuese me armë zjarri në bark. I pranishëm në spital ishte edhe bashkëshorti i saj, shtetasi Nektarios Karakalios, i cili deklaroi verbalisht në polici se gruaja e tij qëlloi veten me armë zjarri në shtëpinë e tyre. Nga hetimi i rrethanave të plagosjes rezultoi se autori i vrasjes në tentativë ndaj saj është Nektarios Karakalios. Në vendin e ngjarjes ndër të tjera u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 karikator me kapacitet 30 fishekë pa gëzhoja.

Në orën 14:30 të datës 22.07.2022 në zonën e “Axarnon”, shtetasit Kristos N. Loukas, 28 vjec, Kristos P. Loukas, 28 vjec, Spirido Loukas, 32 vjec dhe dymbëdhjetë 12 persona ende të paidentifikuar, kanë shkuar në rrugën “Prespas nr. 67” në “Axarnon”, jashtë shtëpisë së Nikolaos Loutsa, 30 vjec, duke mbajtur karabina, pistoleta dhe shkopinj druri. Ata kanë qëlluar me qëllim vrasjeje me pasojë plagosjen në këmbë të Loutsës.

Pas hetimeve u arrestua Kristos N. Loukas dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Gjithashtu, më datë 14.06.22 në orën 22:00 Qendra e Veprimit të Menjëhershëm u njoftua për të shtëna nga persona të panjohur në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Menelaou Ludemi” dhe “Prespas Axarnai”, ku ndodhet kampi i Romëve Aulizas. Në rrugën “Psatha a.a”. punonjësit e policisë së ekipit “DIAS” gjetën një gëzhojë arme zjarri të kalibrit -1- 9 mm, e cila u sekuestrua.

Sipas ekzaminimeve laboratorike – krahasuese dhe gjurmëve të mjeteve dhe Shënimi Informativ i datës 02.08.2024, ka rezultuar se gëzhoja e gjetur në vendin ku ka ndodhur vrasja në tentativë e Nikolaos Loutsa dhe gëzhoja e arma e zjarrit kanë dalë nga pistoleta e markës “69278” ZASTAVA, e cila u sekuestrua në rrugën “Gjemelou nr. 118” në “Nikea”, në të cilën Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios kishin fshehur një pjesë e armatimit të tyre. Për rrjedhojë, dy nga bashkëpunëtorët e panjohur të autorëve të identifikuar në atë kohë janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios.

Rreth datës 08-09.01.2024, Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios kanë qëlluar me armë zjarri të paktën shtatë 7 herë në drejtim të Bar Restaurant VENUS” në pronësi të Pëllumb Hasanit nga Babica e Vlorës, në rrugët “Paraskevopoulou” dhe “Giannari” në Patisia, e cila ishte e mbyllur në atë kohë. Për pasojë janë shkaktuar dëme, pasi xhamat e barit janë thyer si nga ana në rrugën “Paraskevopoulou” ashtu edhe nga rruga “Janari”.

Nga dëshmitë e dëshmitarëve rezultoi se autorë të të shtënave janë Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA