“Harroi ditën e vdekjes së djalit”, raporti i pavarur “tërbon” Biden: Kujtesën e kam top

09/02/2024 07:10

Ish-presidenti Donald Trump mori një dhuratë të madhe politike, thotë CNN, nga një hetim në të cilin këshilltari i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur zbuloi se presidenti amerikan, Joe Biden mbante në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara në lidhje me ushtrinë dhe politikën e jashtme në Afganistan kur shërbeu si zëvendëspresident.

Prokurori doli në përfundimin se Biden keqpërdori qëllimisht dokumente konfidenciale, por për shkak të kujtesës së dobët ishte e pamundur ta dënonin. Ai shprehej se Biden nuk kishte mbajtur mend as datën në të cilin vidq djali i tij. Raporti i këshilltarit të pavarur i hodhi akoma edhe më shumë benzinë zjarrit të shqetësimeve lidhur me moshën e presidentit aktual, që kërkon një mandat të dytë në detyrë, dhe të aftësive të tij të plota, përfshirë memorien. Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Biden, qartazi i bezdisur, kaloi menjëherë në mbrojtje.

“Kujtesën e kam për bukuri. Shikoni cfarë kam bërë që prej marrjes së postit. Asnjëri prej jush nuk mendonte se mund të kaloja ndonjë nga gjërat që kalova. Si ndodhi kjo? E dini, mendoj se thjesht harrova se çfarë po ndodhte, apo jo”, u shpreh Biden.

Kritika ndaj gjendjes psikofizike të presidentit aktual është një nga çështjet të cilave Trump pritet t`i mëshojë gjatë fushatës së tij. Mjaft votues amerikanë hyjnë tashmë në këto zgjedhje me dyshime të forta që lidhen me moshën e Bidenit, dhe gafave të tij, ecjes së ngadaltë e të hutuar si dhe një rënieje nga biçikleta. Dhe ndërkohë, edhe teksa mbronte veten, ai e bëri një tjetër gabim pasi iu referua udhëheqësit të Egjiptit Abdel Fattah El-Sissi si “presidenti i Meksikës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA