Të shtëna me armë zjarri automatik janë raportuar para pak minutash në lagjen “Xhabiej” në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet për të plagosur, i identifikuar ai Selami Brahimi, gjendja e të cilit nuk dihet.
Gjatë të shtënave me armë ai ndodhej brenda në automjet, sikurse duket nga pamjet, është me xham të thyer në pjesën e pasme.
Autori është arratisur, ndërsa ende nuk dihet nëse është atentat apo konflikt i çastit.
Do të jetë dëshmia e të plagosurit që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.
“Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës.
Top Channel