“Substancën narkotike në zyrë ma dha Alma me bashkëpunëtorin e saj”, Safet Gjici: Pasi e bëri videon, ia dërgoi…

07/02/2024 16:24

Safet Gjici dëshmon në seancën gjyqësore në përfundim të konkluzioneve që u paraqitën nga avokati i tij.

Gjici, i cili pretendon se ka rënë pre e një hakmarrjeje nga kundërshtari i tij politik, Abedin Uruçit, tregon si ka nisur përplasja mes tyre për një sipërfaqe toke. ‘Ai e pagoi Alma Kaçin në shenjë hakmarrje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme’-pretendon Gjici, i cili thotë se ishte Kaçi ajo që i solli substancën narkotike në zyrë.

“Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekur të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Këtë gjë e provova në bazë të dokumenteve në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Orucit.

Behët fjalë për 9.3 dyrym toke. Po ashtu unë nuk kam lejuar që Abedin Oruci të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Po ashtu me Orucin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Orucin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma Kacin në shenjë hakmarrje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruci më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substance narkotik,e Alma Kaci me bashkëpunëtorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë qe unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste. Ku është premtimi qe i kam bërë unë Alma Kacit për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Orucin. Unë i thashë shko tek zëvendësi Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikuar një gjë të tillë fond për qentë. Ata me sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë tokën. Unë kam marre dënimin më të madh. Dënimi është moral, u kërkoj falje familjareve të mi dhe qytetarëve të Kukësit. Oruci donte që të ikja unë dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës  dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndër vite ka pas 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj”-u shpreh Gjici para trupit gjykues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA