Ngjela në negociata me PD për t’u rikthyer në politikë? Ja reagimi i parë nga deputetët e Bashës

07/02/2024 17:47

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, foli në “Breaking” me Fiori Dardhën për bashkëpunimet që mund të bëjë partia për tu fuqizuar.

Ajo tha se kriza e Partisë Demokratike e nis krizën e saj e cila do të jetë drejt përfundimit.

“Ne asnjëherë nuk kemi thënë që i kemi mbyllur derën kolegëve tanë. Partia Demokratike e ka derën e hapur për këdo, që nesër të jetë më e madhe për të qenë fituese dhe për të mundur këtë maxhorancë me kaq shumë korrupsion mbi supe. Këta janë të dalin ministra e deputetë që të qajnë hallin se sa të shpërndarë jemi ne. Në fund fare, kriza ka një moment fillimi, një pikë kulmi dhe ka një moment që përfundon. PD-ja me sa duket ka qenë e shkruar që e nisi dhe do të jetë drejt përfundimit”, tha ajo.

Ndër të tjera u përmend se avokati Spartak Ngjela foli një ditë më parë në studion e “Breaking” për një takim të zhvilluar me Lulzim Bashën dy muaj më parë.

Pampuri tha se nuk mund të harrojnë personazhët e rëndësishëm që kanë bërë për partinë, por nuk ka detaje për takimin Basha-Ngjela.

“Jo, nuk kam detaje në lidhje me këtë diskutim. Janë biseda që i ka kryer veçmas dhe kryesia e vogël e PD-së nuk ka qenë pjesë. Lulzim Basha patjetër që jep edhe mendime kundër, ka momente në të cilat diskutohen edhe ftesat që bëhen ndaj personazheve që kanë dhënë në politikë sepse ne vërtet themi që PD-ja i përket së ardhmes, por ne nuk mund të përjashtojmë historinë dhe kur ajo nuk ka kusure mbi supe patjetër që është e mirëpritur. Edhe zoti Ngjela ka qenë personazh i rëndësishëm në PD dhe pse jo”, u shpreh ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA