Një 49-vjeçar është vënë në pranga pasi mbante pa leje municion luftarak dhe vinte baste sportive përmes celularit.

Ylli Agasit,  gjatë kontrollit në banesën e tij në lagjen nr. 10 të Durrësit, iu gjetën 773 fishekë luftarakë që i posedonte pa leje. Gjithashtu nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive.

773 fishekët dhe celulari i 49-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA