Ndonëse produktet shqiptare janë mjaft të kërkuara për shkak të cilësisë, amullia në funksionimin në zinxhirin e kontrollit u lë dorë të lirë abuzuesve që të prishin imazhin e prodhimit “made in Albania”.
Ky është urdhri nr.365, sipas të cilit ish ministrja Frida Krifca urdhëroi institucionet e varësisë të analizonin 200 produkte të ndryshme bujqësore, për praninë e pesticideve. Produktet, si speca, domate, kastravec, etj, të marra nga fermat në të gjithë vendin do të krijonin një panoramë për sigurinë ushqimore në vend.
Produktet u analizuan si pjesë e një projekti të Komisionit Europian. Por, rezultatet e përfituara e kanë detyruar ministrinë e Bujqësisë ta konsiderojnë “top sekret”.
“Inside Story” mëson se një pjesë e mostrave kanë rezultuar me pesticide të ndaluara, si dhe me pesticide mbi normë. Ajo që është më alarmate është fakti se kanë rezultuar edhe ndotje krejtësisht të panjohura, që nuk dihet nga vijnë.
‘Përveç faktit se kanë rezultuar disa PMB të ndaluara, kanë rezultuar edhe 10 kimikate për të cilat nuk ka origjinë, dhe kanë rezultuar edhe në bimë edhe në tokë që do të thotë se tokja është e ndotur’ Granit Sokolaj, ekspert/siguria ushqimore
Megjithëse projekti është mbyllur në muajin tetor, ministria e zënë ngushtë nga këto rezultate, ende nuk ia ka dërguar as zyrës së KE-së. As ministria e Bujqësisë dhe as Agjencia Kombëtare e veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, që ka bërë mbledhjen e mostrave në terren, nuk pranuan të na vënë në dispozicon këtë dokument.
‘Arsyeja mendoj që lidhet pikërisht është gjetja e këtyre kiminakteve që nuk dihet se çfarë janë dhe nga kanë ardhur në bimë. Nuk janë produkte të mbrojtjes së bimëve të përdorur gjatë kohës së zhvillimit të këtyre bimëve, por janë të hershme, të 20 apo 30 vjetëve përpara’ Granit Sokolaj, ekspert/siguria ushqimor
Top Channel