Loja me pesticidet po rëndon fermerët dhe konsumatorin. Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga INSTAT në vendin tonë në vitin 2020 u futën 2 mijë ton pesticide me vlerë vlerë 1.3 mld lekë.
Kjo shifër pësoi ulje gjatë viteve të pandemisë duke zbritur në 1800 ton pesticide në vitin 2021, 1450 ton në vitin 2022 dhe duke nisur një kurbë rritje në vitin 2023 përgjatë të cilit u importua 1600 ton pesticide.
Por të dhënat e raportuar nga FAO ngrenë pikëpyetje se ccfarë ndodh me pesticidet në tregun shqiptar.
Në vitin 2021, FAO Stat e cila i merr të dhënat direkt nga sistemi doganor, raportoi se në Shqipëri janë përdorur 756 ton pesticide, një shifër thuajse dy herë më e vogël se 1800 ton që raporton INSTAT.
Bëhet fjalë për një diferencë të pajustifikueshme prej gati 1 mijë ton, që ngre shumë pikëpyetje për përdorimin e pesticideve në vendin tonë.
Problemi fillon kur ato përdoren mbi normat e lejuara. Teprica shkakton dëme serioze. Bima asimilon sa mundet, aq sa ka nevojë dhe tepricën e shkarkon në tokë, nga toka e merr uji, nga uji përfundon në lumë apo në det.
Kjo tepricë e kimikateve që nuk përdoren nga bima, transferohen në produkte të tjera, tek prodhimet e detit, dhe nëse është hedhur tej mase e konsumojmë direkt.
“Ne helmohemi nga të dy anët: edhe nga produkti direkt, por edhe nga produkteve të tjera që kontaminohen për këtyre ndotësve”, u shpreh Abdulla Diku, ambientalist.
Top Channel