Ilham Aliyev fiton zgjedhjet presidenciale në Azerbajxhan, Rama: Urime! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e ambasadës së re shqiptare në Baku

07/02/2024 21:48

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ilham Aliyev, i cili triumfoi në zgjedhjet presidenciale në Azerbajxhan.

Ai tha se mezi pret të ndihmojë në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur Ilham Aliyev për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan Rama.

Ilham Aliyev u rizgjodh president i Azerbajxhanit të mërkurën me mbi 92% të votave, sipas rezultateve paraprake.

Mazahir Panahov, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njoftoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se Aliyev mori 92.1% të votave nga 54.47% e votave të numëruara.

Konkurrenti më i afërt i Aliyev, kandidati i pavarur Zahid Oruj, mori 2.2%. Rreth 6.5 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin, përfshirë ata jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA