Naim Murseli akuzohet si porositësi i vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona 30 vjeçe, nëna e dy fëmijëve.
Tre të tjerë janë në arrest me burg që nga momenti kur ndodhi ngjarja. Ka pasur deklarata kontradiktore të bashkëshortit të saj, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë. Sipas avokatit nga Kosova Tom Gashi, ka të përfshirë në këtë vrasje dhe njerëz të tjerë, por nuk dëshmon sepse tashmë nuk ka asnjë njeri në rruzullin tokësor që mund ta shpëtojë apo ta mbrojë. Madje në një deklaratë të një prej të përfshirëve në vrasje, shprehet se Naimi i ka thënë që edhe nëse zbulohet nga policia, ai njeh njerëz të fuqishëm që mund ta nxjerrin lehtë nga burgu.
Tom Gashi: Ata mendojnë dhe besojnë që me ndryshimin e deklaratave mund t’ja lehtësojnë vetes këtë pozicion që kanë, në këtë çështje kaq të rëndë penale dhe pozicioni i tyre është mjaft i rëndë. Provat kryesore lidhin porositësin e vrasjes, që fatkeqësisht është bashkëshorti i saj dhe që vrasja duket që është kryer në prezencë të tij dhe të fëmijëve. Naim Murseli e ka planifikuar vrasjen që para një viti dhe është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe e rëndë, që dikush të ketë një tru të tillë kriminel që të realizojë një vrasje të asaj që ka dy fëmijë dhe që ka qenë i martuar për 12 vite.
Motivi ndoshta nuk do bëhet asnjëherë publik sepse Naim Murseli e di që nëse bëhet publike motivi, ndoshta mund të përfshijë dhe persona të tjerë. Nëse Naim Murseli është duke fshehur persona të tjerë që mund të jenë shtysë në këtë vrasje, ai e ka kuptuar që me këtë vrasje, nuk ka asnjë person në rruzullon tokës që mund ta mbrojë, e le më personat e tjerë. Këto deklarime kanë dalë nga ekzekutori se Naimi i ka thënë që nëse zbulohesh që ai është vrasësi, ai ka lidhje me persona të fuqishëm dhe që fare lehtë mund ta nxjerrë nga burgu.
Janë thënë që telefonat e tyre nuk janë gjetur. Ne e dimë si në Kosovë, si në çdo vend tjetër në momentin e parë që ka vrasje të tilla, atë pjesë kryesore janë edhe telefonat. Sepse telefonat mund të zbulojnë shumë gjëra, por është e çuditshme që as telefoni i Liridonës as i Naimit nuk janë gjetur.
Top Channel