Florjan Zani, i njohur si “Hayate” në Tik Tok që u arrestua në Greqi nën nën akuzën e dhunës ndaj personave me aftësi ndryshe, ka mohuar akuzat.
Arrestimi i shqiptarit me origjinë nga Vlora u krye gjatë orëve të pasdites të së martës pasi ndaj Zanit u bënë disa denoncime për abuzim, dhunë raciste, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.
Ai ka mohuar akuzat dhe pretendon se nuk bëhet fjalë për shfrytëzim, pasi ka pasur pëlqim ng pala tjetër, teksa pretendon se ata nuk ishin persona me aftësi ndryshe.
Prokuroria e Rrethit të Athinës ka ngritur një ndjekje të rëndë penale ndaj 35-vjeçarit shqiptar.
Në videot e tij në Tip Tok shfaqen skena dhune dhe sjellje ekstreme poshtëruese me viktima me aftësi të kufizuara mendore. Në shtëpinë e tij, policia gjeti dy persona me aftësi të kufizuara, të cilët YouTuber-i po i shfrytëzonte duke i përdorur ata për të përfituar para.
Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjutera, disa hard disk dhe programe kompjuterike.
Top Channel