Tentoi të vriste gruan me sëpatë, e cila po shkonte në gjykatë të divorcohej, arrestohet 39-vjeçari në Dibër

06/02/2024 14:14

Një 39-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi tentoi të vriste gruan me sëpatë, teksa ajo po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes. 

Bashkëshortja e tij, dispononte një urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti 39-vjeçari, M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një person tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin sëpatë, bashkëshorten dhe mikun e saj.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur sekuestrimin sëpatës, si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit. Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA