Brenda 48 orëve janë arrestuar pesë drejtues mjetesh, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore në Tiranë.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, një ndër to ka qenë edhe një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo ka tentuar t’i japë punonjësit të policisë 20 mijë lekë, për t’i shpëtuar shkeljes, por përfundoi nën pranga.
Në video shihet kur 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me letrat, polici thotë: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.
Polici: Po këto për çfarë mi dhe?
A.K: Për të pirë një kafe.
Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.
Top Channel