Sunak për kancerin e mbretit Charls: I tronditur, por fatmirësisht u diagnostikua në kohë! Moment i vështirë për princit William

06/02/2024 11:04

I shokuar dhe i trishtuar nga lajmi se mbreti Charles është diagnostikuar me kancer, kryeministri britanik Rishi Sunak shfaqi megjithatë shpresën se monarku mund ta kalojë këtë moment të vështirë, falë faktit, që sëmundja sipas tij, është kapur shumë shpejt.

“Fatmirësisht, u diktua ne fazat e para”, tha Sunak për BBC, duke shtuar se uron që mbreti, duke marrë trajtimin e nevojshëm, të arrijë të rimëkëmbet plotësisht. “jam në kontakt të rregullt me të, dhe vazhdojmë komunikimin si normalisht”, nënvizoi shefi i ekzekutivit britanik. Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, është diagnostikuar me një formë të kancerit dhe ka nisur trajtimin, njoftoi Pallati Bakingam më 5 shkurt.

Buckiham Palace e bëri një ditë më parë njoftimin tronditës, por edhe befasues në të njëjtën kohë. Charles e kishte pranuar hapur më parë gjendjen e tij shëndetësore, edhe s ai takon problemeve me prostatën, në një kohë kur për shekuj me radhë, familja mbretërore britanike ka preferuar të heshtë për çështjet shëndetësore. Kur monarkët në Mbretërinë e Bashkuar kishin fuqi reale, lajmet për sëmundje nxisnin frikë për autoritetin e tyre, dhe zakoni i fshehjes së informacioneve mbi shëndetin e tyre vazhdoi edhe pasi pjesëtarët e mbretërisë u bën figura kushtetuese.

Kështu publiku i gjerë britanik nuk e kishte ditur se arsyeja përse gjyshi i Charlesit, Mbreti George VI,  ndërroi jetë më 1952 në moshën 56-vjeçare, kishte qenë kanceri në mushkëri. Pallati mbretëror njoftoi se më pak se 18 muaj nga marrja e fronit, Charles do të pezullojë detyrat publike, megjithatë do të vazhdojë të merret me çështje shtetërore dhe nuk do të heqë dorë nga rolet e tij kushtetuese si kreu i shtetit, ndërsa nuk sqaroi se nga çfarë forme kanceri është prekur monarku 75-vjeçar.

Ndërkohë që princi i Uellsit pritet të kthehet në detyrat mbretërore të mërkurën, shërbimi i tij i parë publik që kur gruaja e tij iu nënshtrua një operacioni abdominal muajin e kaluar.

Ai do të organizojë një ceremoni investimi në Kështjellën Windsor nesër, përpara se të marrë pjesë në gala vjetore të mbledhjes së fondeve të Ambulancës Ajrore në Londër në Londër.

Kthimi në punë i Princit William arrin në një moment të vështirë për trashëgimtarin 41-vjeçar të fronit.

Ai jo vetëm që do të kryejë angazhime pa Kate, e cila nuk pritet të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve, por ai gjithashtu do mbulojë disa nga detyrat publike të Mbretit në javët e ardhshme.

Vëllai i tij, Princi Harry, po kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi thuhet se është parë në aeroportin e Los Angeles mbrëmë. Por marrëdhënia e vëllezërve është e tensionuar dhe nuk dihet nëse do të takohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA