Avokati Tom Gashi i ftuar në “Breaking”, nën moderimin e Dafina Hysës, tregoi detaje të lidhje me hetimet për vrasjen e Liridona Ademjajt, që kanë dërguar pas hekurave bashkëshortin e saj Naim Murselin dhe dy të tjerë.
Ai u shpreh se ka dyshime që Naim Murseli, që dyshohet se porositi vrasjen, fsheh persona të tjerë që mund të kenë informacione për ngjarjen.
Gashi tha se tashmë nuk ka person që mund ta shpëtojë nga dënimi Murselin, megjithëse ekzekutori deklaroi të kundërtën.
Ky i fundt, sipas avokatit, është shprehur se Naim Murseli i ka thënë që ka persona të fuqishëm që e nxjerrin atë nga burgu.
Tom Gashi: Ata mendojnë dhe besojnë se me ndryshmin e deklaratave mund të ia lehtësojnë pozicionet që kanë në këtë vepër penale. Naim Muresli e di që nëse do të bëhet publik mund të përfshihen edhe persona të tjerë. Në bazë të deklaratës të publikuar nëpër media thuhet se raportet mes tij dhe Liridonës janë prishur jashtëzakonisht shumë pasi kanë dalë mesazhe për një lidhje që ky ka pasur me bashkëshorten e një të afërmi. Mund të jenë 1 milion arsye të tjera.
Nëse Naim Murseli po fsheh persona të tjerë ai besoj se e ka kuptuar me arrestimin e tij që nuk ka person kaq të fuqishëm në rruzullin tokësor që mund ta mbrojë, e leje më persona të caktuar në prizmin e tij, se këto deklarata kanë dalë faktikisht nga ekzekutori se Naimi i ka thënë që nëse zbulohet se e ka kryer vrasjen ka persona të fuqishëm që do ta nxjerrin atë lehtë nga burgu.
Janë gjëra që i ka thënë vetë ekzekutori. Mendoj që Naimi mund të fshehë persona të tjerë. Është thënë në media në bazë të deklaratave të tyre që telefonat nuk janë gjetur. Provat kryesore janë edhe telefonat, por janë e çuditshme që as të Liridonës dhe as të Naimit nuk janë gjetur.
Dafina Hysa: Është ky një konfirmim zyrtar pasi është bërë me dije nga ekspertët e sigurisë se janë dërguar në SHBA, të paktën telefoni Naim Murselit për të bërë zhbllokimin e tij.
Tom Gashi: Unë besoj se të vetmit që e dinë nëse kjo është e vërtetë ose jo është prokurori i çështjes. Dekodimi i telefonave bëhet edhe këtu, por në rastet më të vështira dërgohen në Amerikë, tek FBI-ja ose të tjerë.
Top Channel