“Nuk jam votuar për gladiator, Ramës po i pëlqen kjo agjendë”, Gjekmarkaj në mbledhjen pa media të Grupit të PD: Para përshkallëzimit duhet…

06/02/2024 11:23

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në mbledhjen pa media të Grupit Parlamentar ditën e djeshme, se përpara se të përshkallëzojë aksionin politik, opozita duhet të krijojë mundësinë e komunikimit ku të marrin pjesë edhe ndërkombëtarët.

“Epika dhe politika nuk janë e njëjta gjë edhe pse ne e përdorim shpesh te paren duke menduar se bëjmë të dytën. Para se te shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qellim në vetvete por realizimi i kërkesave tona duhet te krijojmë një mundësi komunikimi qe te kenë zë edhe ndërkombëtarët. Le t’i riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje te ligjit për to ku ne te jemi pjese.

Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata qe kane deklaruar se janë te gatshëm te sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Ne fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bere atë. Ne optiken time do ishte mire qe brenda këtij segmenti te jemi dhe te flasim për amnistinë penale mos ta anashkalojmë. Mund te humbasësh ose se arrin atë po se paku merr dakordësinë e shoqërisë. Nuk jam votuar për gladiator, gjeja ka një limit pastaj Rama po e vazhdon agjendën e vet dhe duket sikur po i pëlqen agjenda jonë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA