Juria e gjykatës në Michigan ka shpallur fajtore Jennifer Crumbley, nënën e një sulmuesi, me akuzën se dështoi të ndalonte djalin e saj që kreu një sulm me breshëri arme në një shkollë të mesme.
Crumbley, nëna e adoleshentit që vrau katër studentë në një shkollë të mesme në Oksford, Michigan, në vitin 2021, u shpall fajtore të martën për të katër akuzat e vrasjes. Juria prej 12 vetash diskutoi vendimin për më shumë se 10 orë.
Ajo përballet me 15 vjet burg dhe seanca e dënimit të saj u caktua për në 9 prill. Ajo ka qenë pas hekurave që nga arrestimi i saj disa ditë pas të shtënave.
Djali i saj, Ethan, tashmë 17 vjeç, u deklarua fajtor për vrasje, terrorizëm dhe krime të tjera ndërsa u dënua në muajin dhjetor me burgim të përjetshëm.
Jennifer Crumbley u shfaq pa emocione dhe me kokën e ulur gjatë momentit kur gjykata dha vendimin ndërsa në sallë ishin dhe familjarë të viktimave, të cilët ishin të çliruar pas këtij vendimi.
Top Channel