Megaoperacion në Ekuador e Spanjë kundër mafies shqiptare, sekuestrohen 2 ton kokainë. Transportoheshin me kontejnerë me banane

06/02/2024 21:30

Një megaoperacion kundër drogës është zhvilluar në Ekuador dhe në Spanjë, që ka vënë pas prangave 30 persona të akuzuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase,  të arrestuarit rezultojnë të lidhur me një organizatë kriminale të trafikut të drogës, e cila drejtohej nga një shqiptar Dritan G.

Nga operacionet e koduara “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë. Operacionet e zhvilluara Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha, Azuay, deri mëngjesin e kësaj të marte.

18 persona u prangosën në Ekuador dhe 11 në Spanjë, me kombësi ekuadoriane, spanjolle, argjentinase, kolumbiane dhe kineze, për lidhjen e tyre të dyshuar me operacionet për të transportuar kokainën e prodhuar në Kolumbi në Evropë përmes portit të Ekuadorit.

Sipas mediave, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar: 2 ton 377 kg kokainë, dollarë të konvertuara në 450.000 eurove cash; 10 armë zjarri,  25 automjete, 22 pasuri, ora dhe 27 celulare.

Sipas hetimeve, Dritan G. ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila ishte ngarkuar me porositë pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi deri në koordinimin e shitjes në Evropë. Po ashtu, organizata kontaminoi kontejnerë me mallra të ligjshme (banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA