“Kodi është në fuqi, ne jemi komodë me këtë kod”, Gjiknuri përplaset me deputetët e PD: O Mulo ti je aty brenda. Noka: Alibeajn ta solli Rama, ti e emërove

06/02/2024 13:05

Flamur Noka dhe Damian Gjiknuri u përplasën sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku ky i fundit nuk u lejua të futej në sallë.

Ndërkohë mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk nisi as këtë të martë, pasi deputetët e opozitës bllokuan sallën dhe nuk lejuan kolegët e mazhorancës të hyjnë brenda.

Gjiknuri: Kodi është në fuqi, ne jemi komodë me këtë kod. Doni të bëni reformë, hajde të të dëgjojmë

Noka: Zotëri, opozitë me mua ti ta harrosh

Gjiknuri: O “mulo”, vë bast me ato…

Noka: Nuk e zhbëni dot opozitën, opozitë me mua ti nuk e bën dot

Gjiknuri: A je aty brenda?

Noka: Jo nuk jam, ke qenë në opozitë ti zot rrote? Ke qenë bashkëkryetar?

Gjiknuri: po kam qenë në opozitë, po

Noka: Jam unë në opozitë, kam unë bashkëkryetar

Gjiknuri: Kush ta solli?

Noka: Ta solli Rama e emërove ti, se keni qejf mercenarët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA