“Kamerat i vuri se ishte xheloz”, flet nëna e 34-vjeçarit: Nusen vetëm e shtyu, ajo kishte bërë planin…

06/02/2024 12:09

Nëna e Asqer Mandrit pranon se djali i saj vendosi kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz.

Në një intervistë me gazetaren Dorjana Bezat, nëna e 34-vjeçarit u shpreh se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë.

Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu”.

Sipas saj, gruaja kishte planifikuar arrestimin e Mandrit.

“Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte”, pretendon ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA