Ish presidenti Donald Trump nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht me akuzat për komplot për të përmbysje të zgjedhjeve të vitit 2020, ka vendosur një gjykatë amerikane.
Trump kishte pohuar në çështjen ligjore historike se ai kishte imunitet nga akuzat penale për aktet që ai tha se i përkisnin detyrave të tij si president. Por vendimi i së martës në Uashington DC e rrëzoi këtë pretendim.
Vendimi një pengesë për Trump, i cili për vite me radhë ka përmendur imunitetin presidencial ndërsa po luftonte me shumë akuza.
Ish-presidenti pritet të apelojë kundër vendimit, që do të thotë se çështja mund të shkojë përfundimisht në Gjykatën e Lartë, ku konservatorët kanë një shumicë 6-3.
Prokurori i posaçëm i SHBA-së, Jack Smith, ka akuzuar Trump për komplot për të përmbysur fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020 dhe për mashtrim për të qëndruar në detyrë. Gjyqi në atë rast fillimisht ishte caktuar për më 4 mars, por u shty në pritje të një vendimi mbi kërkesën për imunitet .
Në fillim të këtij muaji, një panel gjyqtarësh dëgjuan çështjen në Gjykatën e Apelit të Qarkut DC në Uashington DC. Argumenti nga avokati i Trump varej nga ideja se një president i cili nuk është dënuar për shkarkim nga Kongresi nuk mund t’i nënshtrohet procedimeve penale. Trump, theksuan ata, u fajësua nga Dhoma e Përfaqësuesve, por nuk u dënua kurrë nga Senati.
Megjithatë, gjyqtarët dukeshin skeptikë. Gjykatësja Florence Pan sugjeroi që me imunitet, një president mund të shesë sekrete shtetërore ose të urdhërojë vrasjen e një rivali politik pa u shqetësuar për ndjekjen penale.
Top Channel