Flamur Noka në SPAK? Deklarata e avokatit: Atij po i vjen mendja vërdallë! Bërtet më shumë se është i mbytur me korrupsion

06/02/2024 10:09

I ftuar në studion e “Breaking” ka qenë avokat Idajet Beqiri për të folur për situatën politike në vend, kaosin dhe protestën e djeshme të opozitës në seancën plenare dhe të rejat më të fundit nga SPAK.

Përsa i përket Flamur Nokës, ai shprehet se i është ngushtuar litari dhe se shumë shpejt SPAK do nisë hetimet ndaj tij për korrupsion të lartë që ka bërë me kartat e identitetit dhe pasaportat.

“Noka ka hallin e vetes së vetë. Noka e shikon që iu ngushtua litari sepse punë ditësh do e shikoni juve që Nokës do i vejë edhe korrupsioni i lartë që ka bërë me kartat e identitetit dhe pasaportat, do i vejë edhe si e bleu 134 mijë euro ato 900 e ca metro katrorë tek pallati me ngjyra tek diga dhe në një kat është Flamuri dhe në një kat është Shkëlzen Berisha. Sepse ku ka kulla në Tiranë, nga një kat e ka Shkëlzen Berisha sepse vetëm atij i pjell mushka, shqiptarët e tjerë i ka marrë mortja, nuk dinë të bëjnë as biznes, shitje-blerje në këtë drejtim. Nokës po i vjen mendja vërdallë dhe tani po bërtet dhe ulërin aq shumë sa s’ka ku të vejë më sepse do të japë përgjigje për vilën në Gjirin e Lalzit e kujt është ajo, ngjitur me atë të Berishës. Në nëj situatë të tillë Noka, Vokshi dhe të gjithë me radhë që e kanë pas veshit, që janë në radhë pas Berishës, domosdo të tilla do ketë”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

Top Channel