“E nisi bashkë me Nanon si i besuar i Nexhmijes”, Ngjela: Izolimi bashkë me dhëndrin milioner, katandisja e Saliut dhe fati që pret politikën!

06/02/2024 22:39

Nga Spartak Ngjela

Historia e kësaj kohe në Shqipëri është pleksur brenda saj sikur të jetë vërtet një roman artistik me shumë konfliktete dhe pa një hero kryesor.
Sepse, ja çfarë po ndodh;
Një ish kryeministër dhe një ish president, Sali Berisha, që thotë se është edhe kryetar i një partie me shumë anëtare, por ende e pashpallur – është i arrestuar për korrupsion.
Dhëndri i Berishës, një milioner, është i arrestuar për korrupsion me Sali Berishën në grup, të du me akuzën për korrupsion;
Një ish zëvendëskryeministër, Arben Ahmetaj, është arratisur se akuzohet për korrupsion;
Dy ish ministra të socialiste janë të arrestuar për korrupsion, e po kështu, edhe shumë të tjerë që kanë qenë në poste politike në pushtetin vendor.
A nuk na jep të kuptuar kjo gjendje se shteti shqiptar sot po ndodhet në një proces spastrimi antikorrupsion?
Këtë duhet ta ndjekim për ta parë hap pas hapi…
I.
Ja cilët janë sot të goditurit për korrupsion që vijnë nga rangjete larta:
Një ish zëvendëskryeministër, Arben Ahmetaj, është arratisur se akuzohet për korrupsion.
Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, që çeli serinë e goditjes penale në rangjet e larta
Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm. I akuzuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge,.
Rovena Voda, ish-zv/ministre e Bre ndshme. E arrestuar për korrupsion!
Fatos Tushe, ish- kryetar i Bashkisë së Lushnjes. I arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Ervis Roshi, ish-kryetar i Bashkisë Kavajë. I larguar nga detyra sipas procesit të dekriminalizimit.
Tom Doshi, ish-deputet socialist. I përjashtuar nga grupi parlamentar socialist pas akuzave që i bëri Ilir Metës se donte ta vriste. I shpallur “non grata” nga SHBA-ja.
Mark Frroku, ish-deputet. I arrestuar për vrasje të kryer në Belgjikë.
Armando Prenga, ish-deputet i Partisë Socialiste. I arrestuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në vitin 2015 në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona.
Kjo është tabloja e errët e politikës shqiptare sot. Por ky kuptohet se është nje fenomen që do vijojë sipas luftës antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar që ka nisur me më efekt në këto kohet e fundit, luftë kjo që po përkrahet edhe financiarisht nga Perëndimi.
II.
Të gjithë faktet që shpreha në lart, nuk e kanë analizën e vet të mbështetur tek aspekti i një kriminalogjie që ka përfshirë vendin si korrupsion, por tek analiza që duhet të ecë sipas pyetjes: çfarë ka qenë dhe çfarë është aktualisht korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri?
Korrupsioni në Shqipëri ishte realisht aspekti dytë që morri në Tiranë diktatura, pas rrëzimit të tiranisë që kish vendosur në Shqipëri Enver Hoxha.
Por…
Rrëzimi i tiranisë shqiptare Hoxha në vitin 1992, edhe pse u zhduk si frymë, ajo befas erdhi dhe krijoi në Shqipëri një tjetër lloj fenomeni të pushtetit personal: fenomenin Berisha. Fenomen ky që i solli dëme të mëdha Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Por, si lindi fenomeni Berisha më Shqipëri?
III.
Sali Berisha erdhi në pushtet nga një frymë populiste që shpërtheu në Shqipëri në fillimin e viteve 90′ të shekullit që kaloi, e cila, duke dashur të sillte në Shqipëri lirinë dhe demokracinë, ajo erdhi dhe solli këtu sërish pushtetin personal të një individi.
Shqipëtarët kishin vuajtur nga një dhunë e egër e tiranisë Hoxha në periudhën 1945 – 1991, por viti 1992, sërish nëpërmjet Beogradit, si në vitin 1945, solli në pushtet fluksin e vet politik, por këtë herë edhe fluksin politik të Athinës, flukse këta që dominuan politikën në Shqipëri me çiftin Berisha – Meksi: njëri si president dhe tjetri si kryeministër.
Pushtuesit historikë të territoreve shqiptare, u ndjenë të qetë.
IV.
Na duhet të theksojmë se kjo lëvizje për demokraci shpërtheu në Shqipëri me dëshirën mbarëshqiptare për lirinë dhe demokracinë.
Shqiptarët ndiheshin të lodhur edhe fizikisht, por edhe psikikisht: ata i kishte lodhur dhuna agresive e tiranisë Hoxha dhe varfëria e imponuar.
Koha donte ndryshim, por familja Hoxha donte të rezistonte në jetesë drejtuese, nëse do të ishte vetë Nexhmie Hoxha që do të drejtonte.
Në fillim zonja Hoxha e kishte pasur shpresën tek pasardhësi i zgjedhur nga vetë Enver Hoxha: Ramiz Alia.
Por ai dështoi, se nuk e kuptoi dot kohën e vet as ndërkombëtarisht dhe as brenda Shqipërisë. Koha ndërkombëtarisht po sillte rrëzimin tërësor të komunizmit, kurse në Shqipëri Ramiz Alia donte të shpëtonte figurën e Enver Hoxhës. (!)
Për faktin se në të gjithë lindjen komuniste, me përjashtim të Kinës, të gjitha vendet komuniste po shkonin drejt zgjedhjeve të lira dhe demokracisë shumëpartiake në parlamentet e tyre, Ramiz Alia, me diabolizëm vijonte rrugën e vjetër diktatoriale.
Por, brenda kësaj loje, duke parë se edhe në Shqipëri po lëvrinte së brendshmi lëvizja për demokraci, hodhi në lojë njerëzit e tij që të rrëmbenin drejtimin e shtetit, i cili sigurisht që do të vinte pas lejimit të pluralizmit politik.
V.
Pikërisht në këto çaste, Nexhnie Hoxha dhe vetë Ramiz Alia hodhën në lojë opozitare Sali Berishën, i cili bashkë me Fatos Nanon duhej të drejtonin dy partitë e mëdha: Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.
Dhe kështu ndodhi.
Por, në aspektin ndërkombëtar të fqinjëve pushtes të territoreve shqiptare, Serbisë dhe Greqisë, me daljen në skenën e drejtimit të Sali Berishës dhe Aleksandër Meksit – edhe Beogradi edhe Athina u ndienë të qeta.
Në fakt, deri këtu, jemi brenda politikës si lojë.
Por zgjedhja e Nexhmie Hoxhës dhe e Ramiz Alisë që i bënë Sali Berishën, ishte gabim i tyre historik në lidhje me historinë e Shqipërisë, sepse pikërisht në vitin 1992, filloi shkatërrimi studiuar për çrrënjosjen e industrisë së Shqipërisë.
Në tre vjet 1992- 1995 u shkatërrua dhe u shit për skrap e gjithë industria e Shqipërisë, e ngritur me mund e gjitha mes punës së rëndë dhe të papaguara realisht të punëtorëve të shumtë shqiprarë.
Gjendje e një krimi të rëndë kjo, dhe prandaj na duhet të shohim: a do të identifikohet realisht ky krim antishqiptar?
Janë shumë krime të paidentifikuara në shkatërrimin e Shqipërisë gjatë viteve 1992 – 1995, dhe shqiptarët po presin të dëgjojnë emërat e autorëve e këtij krimi të rëndë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA