2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë
Më 16 shkurt do të hidhet shorti për 22 familjet që do të marrin banesa të reja nga programi i rindërtimit.
Bashkia e Tiranës do të organizojë brenda ambienteve të lagjes së re “Pezë”, ora 11: 00, shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit, në objektet e ndërtuara në lagjen e re “Pezë”, për sistemimin e subjekteve përfituese të programeve të rindërtimit. Shorti publik do të hidhet për strukturën e banesës takuese sipas përcaktimeve të vendimit të këshillit bashkiak Tiranë për të cilën qytetarët janë shpallur përfitues.
Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit në objektet e reja, do të bëhet sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, që gjendet e afishuar pranë njësisë administrative dhe faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.
Në rast se përfituesi apo përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë, nuk paraqiten dot, atëherë të drejtën e përzgjedhjes e ushtron Kryetari i Komisionit, në prani edhe të subjekteve të tjera përfituese dhe rezultati i përzgjedhjes pasqyrohet në procesverbal në të cilin evidentohet e gjithë kjo procedurë.
Top Channel