Mos publikoni fotot e fëmijëve! Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Po i vendosni në rrezik, pas internetit ka njerëz të këqij

06/02/2024 13:46

Memet apo foto montazhet janë shndërruar në makth për shumë vajza e djem të cilët shantazhohen apo bullizohen nga shokët e tyre apo dhe të panjohur për qëllime përfituese.

Më zhvillimin e teknologjisë dhe rrjetet e shumta sociale të gjithë ndajmë momente të bukura nga jeta jonë ku shpesh dhe me dashje ekspozojmë foto të fëmijëvë tanë pa menduar gjatë se pas çdo klikimi apo përtej murit të Facebookut, Instagramit apo Tik Tok-ut ka njerëz të këqinj që i keqpërdorin.

“Mos publikoni foto, video të fëmijëve në rrjete sociale. Pas internetit ka njerëz të këqinj të cilët i përdorin imazhet e fëmijëve për qëllime të këqija, shantazhe, pedofili, bullizëm etj. Gjatë vitit të kaluar ka pasur 80 denoncime për fëmijë që kanë rënë pre e këtyre rreziqeve”, tha Igli Tafa, koordinator Kombëtar për sigurinë kibernetike.

Por numri i denoncimeve është shumë më i ulët nga ajo çfarë ndodh në realitet me fëmijët. Nuk janë të pakta rastet të cilat kanë çuar në dhunë ndaj adoloshentëve. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje prindërve dhe mësues të bëjnë kujdes me imazhe të fëmijëve si dhe denonson sa më shpejt kur shohin fëmijë të shqetësuar që shfaqin ankth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA