Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Tropojë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar.

Sipas asaj që raporton policia, është vrarë aksidentalisht me armë gjuetie, E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë.

G.N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin E. H., i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën, në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”.

Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Policisë shoqëruan në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij”-njofton policia.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA