Tre personat në foto janë Lion Pira, 25 vjeç, Shëlqim Halabaku 37 vjeç dhe Rigin Maliqi, 20-vjeç, të arrestuar ditën e sotme, pasi u kapën duke transportuar lëndë eksplozive nga Kosova.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, ata e transportonin eksplozivin me anë të dy valixheve me autobus, i cili ishte fshehur brenda kutive të lëngjeve të frutave, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.

Të rinjtë nga Kosova u kapën me 203 kallëpe me lëndë plasëse të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg, 3 celularë dhe 1 automjet. Në kërkim janë edhe dy të tjerë, edhe ata nga Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA