Shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje në aksin Librazhd-Përrenjas, arrestohet 21-vjeçari nga Qukësi

05/02/2024 12:04

Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi u bë shkak i një aksident të rëndë me pasojë vdekje në aksin rrugor “Librazhd-Përrenjas”.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku mjeti me drejtues 21-vjeçarin M.Z i cili po ecte me shpejtësi, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar disa metra më poshtë në rrëpirë.

Nga aksidenti ka humbur jetën një person me inicialet D.B., nga fshati Qukës i Librazhdit, dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA