Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe pse pas shumë ditësh do të behën prezente reshjet e shiut.
Depërtimi i pazakontë e një qendre të thellë të presionit të lartë mbi kontinentin europian (ashtu si dhe mbi vendin tonë) do të bëjë që për të gjithë javën që presim përpara moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Përjashtim bëjnë ditët e Enjte dhe ajo e Premte pasi moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë dhe vranësirat kalimtare. Këto vranësira në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, të dobëta dhe afatshkurtra.
Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të mesditës pritet të kapin vlera 18-21 grad celcius kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta që vijnë si pasojë e kësaj qendre të presionit të lartë me origjinë nga Ishujt Azore dhe Afrika e veriut.
Top Channel