Deputetët demokratë i janë drejtuar sallës së Parlamentit për seancën e sotme plenare në kuadër të javës së gjelbër.
Seanca e parashikuar të mblidhet për diskutimin e problematikave të qytetarëve mund të mos zhvillohet normalisht, pasi opozita ka paralajmëruar bojkotin e bllokimin e saj.
Deputetët demokrat mbështetës të Berishës dhe grupi Bardhi janë grumbulluar njëri pas tjetrit te shkallët e Kuvendit. Mes tyre ka edhe emra të deputetëve të përjashtuar, si Ervin Salianji e Ramadan Likaj, të cilët janë përballur me Gardën e Republikës që nuk i lejon të hyjnë brenda.
Deputetët e përjashtuar janë:
Albana Vokshi
Helidon Bushati
Ramadan Likaj
Sorina Koti
Xhelal Mziu
Kastriot Piroli
Elda Hoti
Edmond Spaho
Qani Xhafa
Lindita Metaliaj
Oerd Bylykbashi
Lodovik Hasani
Isuf Çelaj
Ervin Salianji
Luan Baçi
Tritan Shehu
Saimir Korreshi
Lefter Gështenja
Kasëm Mahmutaj
Vlen të theksohet se, opozita gjithashtu ka parashikuar protestë gjatë ditës së sotme. Policia ka marrë masa. Në oborrin e parlamentit janë futur dy furgona të FNSH-së dhe një autobot me ujë. Në total rreth 500 efektivë policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.
Top Channel